BMW M3 CS – përgjigje ndaj Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio

Auto

BMW M3 CS – përgjigje ndaj Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio

Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:15
BMW M3 CS

Versioni më i ri i BMW me shenjën CS sipas drejtuesve të gjigantit gjerman është modeli M3 më dinamik dhe i fuqishëm i prodhuar ndonjëherë.

Vetura posedon motor 3,0 litra TwinPower me 460 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

M3 CS arrin nga 0-100 km/h për 3,9 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale prej 280 km/h. BMW pohon se shpenzimet mesatare janë edhe më tej rreth 7 l/100 km.

Versioni i M3 do të kushtojë rreth 97.000 euro, ose 30.000 më shumë se M3 bazik.  Modeli më i ri i BMW-së do të prodhohet në gjithsej  1.200 njësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat