Peugeot me koncept radikal - Bota Sot
Peugeot me koncept radikal

Auto

Peugeot me koncept radikal

Më: 23 maj 2018 Në ora: 18:32
Peugeot

Kompania Peugeot ka paralajmëruar se koncepti me pamje radikale të modelit më të ri do të jetë i pranishëm në sallonin e veturave në Paris, në shtator.

Jean-Philippe Imperato, drejtor ekzekutiv i kompanisë, nuk deshi të zbulojë detajet, por duke pasur parasysh se plani i Peugeot për të elektrizuar të gjitha modelet e reja nga 2019, nuk ka dyshim se kjo do të ketë një makinë EV.

Megjithatë, kompanitë franceze thonë se do të vazhdojnë të ofrojnë makina me benzinë dhe naftë.

"Nuk do të jetë e njëjtë në të gjitha qytetet dhe vendet, por ne duhet të merremi me të," tha Imperato.

Peugeot ka prezantuar tradicionalisht koncepte interesante, dhe i fundit ishte Instinct në Gjenevë më 2017. Ishte një kompakt agresiv me "shoting brake" që hap derën me një sistem "vetëvrasës" dhe vëmendja u nxit veçanërisht për dritat e mprehta LED dhe një maskë të gjerë përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...