Alfa Romeo 8C rikthehet si një super-makinë me 700 kuajfuqi

Auto

Alfa Romeo 8C rikthehet si një super-makinë me 700 kuajfuqi

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 08:47
Alfa Romeo 8C

Modeli 8C është në mesin e disa prej makinave sportive, që Alfa Romeo pritet t’i rikthejë

Deri më 2022, Alfa Romeo konsideron se do t’i nxjerrë nga prodhimi edhe shtatë super-makina, për të dyfishuar numrin e modeleve që i ka në treg, transmeton Telegrafi. Në mesin e tyre, janë edhe dy makina sportive legjendare, njëra prej të cilave do të jetë 8C. Kjo e fundit rikthehet pas dhjetë vitesh, me motorin turbo-dyshe të vendosur në mes të makinës.

Derisa model i kaluar që u prodhua prej 2007 deri më 2010, kishte motorin përpara dhe prodhonte 477 kuajfuqi, i riu pritet të ketë motorin në mes dhe të prodhojë 700 kuajfuqi. Por, 8C nuk është i vetmi model që rikthehet, pasi prodhuesi italian konfirmon se do t’i bashkëngjitet edhe GTV që mund të jetë i kombinuar me modelin Giulia.

Kjo makinë pritet të ketë 600 kuajfuëi në saj të E-Boost, sistem të tërheqjes me katër rrotë dhe katër ulëse. Brenda katër vitesh Alfa Romeo do t’i sjellë edhe katër SUV, së bashku me të suksesshmin Stelvio.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat