Mercedes i kthehet elektrikes - mirupafshim zhurmë

Auto

Mercedes i kthehet elektrikes - mirupafshim zhurmë

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 21:08
Mercedes-Benz

Mercedes-Benz është duke u përgatitur për të prezantuar modelin e tij të parë elektrik si një nën-markë EQ, dhe ndërsa EQ C po pret, gjigandi gjerman përqendrohet në konceptin EQ, të cilin e paraqiti në një reklamë interesante.

Një video me titull "Mirupafshim, zhurmë" tregon automjetin e testimit në një rrugë të zbrazët, ndërsa një nga udhëtarët imiton zërin e një motori me djegie të brendshme. 

Disa sekonda më vonë, një shofer i trazuar nga tingujt e çuditshëm të bashkudhëtarit të tij ndalon Concept EQ dhe e nxjerr atë jashtë makinës nga rruga, transmeton KosovaPress.

Mercedes prezantoi Concept EQ pothuajse dy vjet më parë në Paris dhe ka dy motorë elektrikë që japin 402 kuaj fuqi.

Përshpejtimi prej 0-100 km/h është më pak se pesë sekonda, dhe falë një baterie që tejkalon kapacitetin prej 70 kWh, thuhet se ka një distancë prej 500 km me një mbushje të baterisë.

Versioni i parë serik i makinës elektrike EQ C të Mercedes-it duket se ka një gamë të ngjashme dhe do të jetë konkurrent me Tesla Model X dhe Jaguar I-Pace. Pas tij, Mercedes do të paraqesë EQ A, një hatchback kompakt, dhe modelet EQ E dhe EQ S.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat