Mazda 3 e re planifikon eliminimin e motorëve me naftë

Auto

Mazda 3 e re planifikon eliminimin e motorëve me naftë

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 21:29
Mazda 3

Prodhuesi japonez Mazda do të prezantojë një gjeneratë të re të modelit të saj popullor 3, me gjasë në sallonin e automobilave në Los Anxhelos, i cili është në program në nëntor.

Mazda 3 e re pritet të tërheqë vëmendjen me dizajn të guximshëm dhe teknologji të përparuar, dhe qëllimi i kompanisë është të jetë një alternativë serioze për Mercedes-Benz A dhe Audi A3.

Aduti më i madh i Mazda 3 do të jetë motori i fundit i benzinës SkyActiv-X që pretendohet të jetë ekonomikisht ekuivalent me naftën. Ky motor 2.0 litra me turbo-mbushës duhet të ketë një fuqi prej rreth 190 kuaj fuqi. 

Përveç kësaj, Mazda 3 do të jetë gjithashtu në dispozicion në variantet më të lira të motorit benzinë SkyActiv-G dhe motorit dizel SkyActiv-D. Sa i përket dizajnit, është njoftuar më parë se Mazda 3 e re do të jetë mjaft e ngjashme me konceptin Kai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat