Lexus premton vazhdimin e prodhimit të veturave të zakonshme, përkundër që ato SUV po e dominojnë tregun

Auto

Lexus premton vazhdimin e prodhimit të veturave të zakonshme, përkundër që ato SUV po e dominojnë tregun

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 06:29
Lexus

Përkundër kërkesave për SUV, Lexus është i vendosur të vazhdojë prodhimin e veturave të zakonshme

Makinat SUV dhe crossover janë duke e marrë tregun e automobilizmit, që dikur dominohej prej sedanëve.

Diçka që filloi si trend, tani është bërë realitet, madje realitet të cilit nuk po i shihet fundi.

Duke pasur parasysh faktin së kërkesa për makinat e zakonshme po bie në masë të madhe, prodhuesit po bëjnë përpjekje që të improvizojnë sa të munden dhe t’i shndërrojnë makinat në SUV.

Por, Lexus nuk është duke bërë asgjë në këtë drejtim.

“Gjithmonë do të ketë kërkesa për vetura të zakonshme, janë të pazëvendësueshme. Gjysma e atyre që kanë SUV, posedojnë edhe një sedan”, ka thënë Cooper Erickson, zëvendës president i marketingut në kompaninë Lexus.

Mirëpo, vlerësimet e Ericson nuk janë të njëjta me statistikat e shitjes së veturave sedan, që tregojnë se Lexus ES, së bashku me vetura tjera të njëjta si BMW 3 Series dhe Audi A4, nuk janë shitur gjatë vitit të kaluar në më shumë se 400 mijë njësi.

Shifër kjo në të cilën nuk mund të mbështeten prodhuesit, shtuar kësaj faktin se janë shitur nëpër tregje të ndryshme botërore.

Por, për t’i joshur blerësit, kryesisht ata të rinj, Lexus ka integruar në modelin ES 2019 edhe pakon F-Sport. Pritet që të ketë edhe një ES hibrid, që do t’i shtojë shitjet për rreth 15 për qind.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat