Chevrolet rikthen modelin Blazer, por jo si SUV

Auto

Chevrolet rikthen modelin Blazer, por jo si SUV

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 06:27
Modeli që ishte sinonim i makinave SUV, rikthehet si crossover

Po bëhet afro një vit, prej se kemi mësuar që Chverolet e rikthen modelin Blazer, një SUV ikonë që është prodhuar prej 1969 deri më 2005. Kjo makine e popullarizuar familjare dhe sportive, e aftë të lëvizë nëpër të gjitha terrenet, tani do të vijë si crossover. Spiunët që merren me veturat e reja, e kanë fotografuar atë që besohet të jetë një Blazer, teksa testohej me shtresë të rëndë kamuflazhi, në motin e nxehtë të Evropës jugore.

Me këto ndryshime, pritet që Blazer të përmbushë boshllëkun me Equinox dhe Traverse, teksa do të ndërtohet në të njëjtën platformë të njohur si Chi, që është përdorur te GMC Acadia i fundit dhe i sapo prezantuari Cadillac CT4. Pritet që brenda t’i ketë pesë karrige dhe dy radhë. Nën kapak mund ta ketë motorin 1.5-litra dhe katër cilindra, apo alternativën 3.6-litra V6.

Të njëjtat kapacitete i ka edhe Acadia, vetëm se te Blazer kemi sistemin e transmisionit me nëntë shpejtësi automatike, teksa te Acadia është vetëm me gjashtë. Blazer pritet të jetë rival kryesor i Ford Edge dhe Nissan Murano. Prezantimi zyrtar pritet të bëhet gjatë nëntorit në Los Angeles, apo janarit në Detroit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat