Honda Civic Type R siguron edhe një trofe në garë shpejtësie

Auto

Honda Civic Type R siguron edhe një trofe në garë shpejtësie

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 00:10
Fillimisht ishte Nurburgringu, pastaj Magny-Course, kurse tani edhe Spa-Francochamps

Prodhuesi japonez Honda, është i paepur të tregojë se sa i fuqishëm është Civic Type R dhe për ta dëshmuar këtë, e ka dërguar në disa prej garave më të rëndësishme evropiane.

Deri më tani kaloi me sukses nëpër Nurburgring të Gjermanisë, njëjtë ndodhi edhe në Magny-Course që për një kohë të gjatë ishte shtëpi e French Grand Prix.

Kësaj radhe Honda ka shkuar më në veri, duke marrë pjesë në Spa-Francochamps të Belgjikës, shtegun e së cilës e kaloi për 2:53.72.

Kjo është për tre sekonda më shpejtë, se rekordi i mëparshëm që është vendosur më 2016… nga Civic Type R i mëparshëm.

I njëjti model, ka fituar edhe tri trofe tjera, që janë zhvilluar në kontinentin e vjetër, por Honda është e vendosur që ta mposhtë paraardhësin, duke siguruar trofe me versionin e ri.

Meqenëse ka angazhuar pilot të ri për gara, mund të pritet që në të ardhmen të fitojë edhe trofe të ri me këtë model.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat