Koenigsegg shpall pasuesin e Agera RS - Bota Sot
Koenigsegg shpall pasuesin e Agera RS

Auto

E shtunë, 17 nëntor 2018

Koenigsegg shpall pasuesin e Agera RS

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 15:22
Koenigsegg

Prodhuesi suedez i makinave ekzotike supersport paralajmëroi projektin e parë të një modeli të ardhshëm që do të prezantohet në panairin e veturave në Gjenevë në vitin 2019.

Koenigsegg përdori ceremoninë për të hapur një sallon të ri në Melburn, Australi, për të njoftuar pasardhësin e Agera RS.

Është interesante se pasi  modelet Ager RS dhe hibride Reger të shiten jashtë, modeli i ri Koenigsegg është i vetmi aktualisht në dispozicion për shitje.

Skica nuk zbulon shumë për Koenigsegg e ri, por shihet se pjesa e pasme është e projektuar ndryshe në raport me dy veturat në fjalë.

Pritet që modeli i ri të jetë më i fortë dhe më i shpejtë se çdo makinë e mëparshme e prodhuar nga kompania e udhëhequr nga Christian von Koenigsegg  dhe për këtë arsye më e shtrenjtë.

Përndryshe, Agera RS është zyrtarisht makina më e shpejtë e prodhimit në botë që mund të kalojë ligjërisht në rrugë publike. Ai u prodhua në fund të vitit 2017, dhe arrin një shpejtësi mesatare prej 447.2 km/h.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test