Parashikohet rritje e përdorimit të makinave elektrike

Auto

Parashikohet rritje e përdorimit të makinave elektrike

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 14:25
Ilustrim

Numri i makinave elektrike pritet të shkojë deri në 125 milionë brenda vitit 2018 sipas parashikimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Kjo do te vije si rezultat i politikave nxitëse ndaj shoferëve dhe subjekteve të tjera drejt përdorimit të makinave pro-mjedisore.

Aktualisht prin Norvegjia, ku 6.4 % e makinave janë elektrike dhe pro-mjedisore. Një përparim të madh ka bërë Kina, duke përdorur mjete elektrike të transportit. Në vitin 2017, raportohet të jenë shitur 72% e makinave elektrike. Gjermania dhe Japonia, raportojnë po ashtu për trend pozitiv të shtimit te makinave elektrike.

Përdorimi i makinave elektrike përveç se ka përparësitë që nuk shkaktojnë ndotje të mjedisit, kanë edhe përparësitë e tyre ekonomike.

Burimi: CNBC  /AMMK

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat