Toyota Century që kushton afro 200 mijë euro, shumë më luksoz se çdo Lexus deri më tani

Auto

Toyota Century që kushton afro 200 mijë euro, shumë më luksoz se çdo Lexus deri më tani

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 00:36
Toyota Century

Limuzinë luksoze për t’i vozitur ata që kërkojnë më të mirën nga një veturë, si dhe pjesëtarët e familjes mbretërore japoneze

 

Kjo mund të jetë limuzina, me të cilën Toyota ia kalon me luks të gjitha modeleve nga Lexus.

 

Prodhuesi japonez, është duke investuar që ta ndryshojë këtë makinë, për ta bërë më të veçantën në industrinë e automobilizmit.

Gjenerata e tretë e Century, që vjen pas modelit që ka kryesuar tregun japonez për 21 vjet, do të jetë shumë i gjerë dhe me teknologji të latë. Me 5.3 metra gjatësi, është për shtatë centimetra më i gjatë se modeli i tanishëm, kurse dhjetë centimetra më e gjatë se Lexus LS.

Kjo do të thotë se ka më shumë hapësirë për këmbë, për ata që e kërkojnë më të mirën nga një makinë, ministrat e qeverisë, apo pjesëtarët e familjes mbretërore japoneze, që do t’i vozitë shoferi në këtë limuzinë me shumë stil.

Kjo makinë do të jetë hibride, me motorin 5.0-litra V8 që do të prodhojë 381 kuajfuqi, si dhe atë me rrymë që nxjerrë deri në 224 njësi. Është i dizajnuar të punojë qetë dhe të lëvizë me lehtësi, pothuajse pa u dëgjuar aspak. Punimi elegant i trupit, është i lyer me shtatë shtresa, që i japin përfundimeve pamje si në pasqyrë.

Listës së gjatë të karakteristikave, që do t’i ketë Century janë pjesët për t’i shtrirë këmbët, ekranet me 20 inç, si dhe ekranet e ndjeshme në prejke, me anë të së cilave mund të kontrollohet klima, muzika dhe perdet automatike.

Për t’i dhënë kapak tërë kësaj, tavani është i punuar me motive me tela, duke e bërë shumë më të veçantë se ai te Rolls-Royce. Mirëpo, mos pritni që kjo limuzinë të arrijë lirë, pasi është bërë e ditur se do të kushtojë afro 200 mijë euro.

Çmimi i lartë, nuk besohet se do të jetë problem, pasi Toyota pret që të shet vetëm në Japoni, nga 50 njësi për çdo muaj. Me anë të një videoje të postuar, Toyota ka dashur të tregojë kujdesin me të cilin do të punohet ky model.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat