Ford mahitet me arritjen e prodhimtarisë së Tesla Model 3

Auto

Ford mahitet me arritjen e prodhimtarisë së Tesla Model 3

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 06:34
Tesla ka prodhuar gjatë muajit të kaluar 7,000 vetura, të njëjtën njësi Ford mund ta prodhojë për katër orë

Nuk është sekret, që Tesla e ka pasur problem t’i arrijë shënjestrat e prodhimit.

Por, kjo javë ishte për festim, pasi që Elon Musk njoftoi se ka nxjerrë nga prodhimi  5,000 Model 3s deri në javën e fundit të muajit qershor.

Përveç kësaj, Tesla prodhoi edhe 2,000 Model S dhe Model X, duke bërë që brenda një javë të dalin nga linja gjithsej 7,000 njësi.

Tani, shënjestra është që të prodhohen nga 6,000 njësi Model 3s për çdo javë të korrikut. Mirëpo, këto numra janë shumë të ulëta me prodhuesit që janë në këtë industri, për një kohë të gjatë.

Derisa Musk i falënderonte punonjësit dhe bashkëpunëtorët për këtë arritje, shefi ekzekutiv nga Ford për Evropë, Steven Armstrong, tha se kompania e tij këtë e arrin për katër orë. “7,000 vetura, kundër katër orëve”, ka shkruar me mahi ai në llogarinë e tij në Twitter. Kjo nuk është hera e parë, që gjigantët amerikan po konfrontohen prej së largu.

Gjatë javës së kaluar, në një intervistë për Wall Street Journal, Musk i kishte krahasuar energjitë e fabrikave të Ford, sikur të atyre që vijnë nga “morgu”.Ky pretendim nuk qëndron si thuhet, pasi në Ford për çdo 53 sekonda del nga prodhimi nga një F-150, i kualitetit dhe teknologjisë së lartë.

Shikuar nga këndi tjetër, megjithëse Ford prodhon më shumë se Tesla, kjo e fundit shet më shumë makina elektrike, apo thënë më mirë, i ka të gjitha të shitura. Mbi të gjitha Ford është duke bërë përpjekje enorme, që ta zë Teslan në segmentin e EV. Deri më 2022, Blue Oval ka bërë të ditur se do t’i investojë 11 miliardë dollarë, në prodhimin e 40 hibridëve apo makinave të reja elektrike.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat