Peugeot përgatit modelin elektrik të 208

Auto

Peugeot përgatit modelin elektrik të 208

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 13:00
Peugeot

Peugeot është duke përgatitur modelin krejtësisht elektrik të 208 GTi, së bashku me modelin me benzinë, të cilat pritet të prezantohen gjatë vitit 2019.

Kompania e njohur franceze synon që këto versione t’i ketë gati për panairin e veturave që mbahet në Gjenevë gjatë pranverës.

Shefi i Peugeot, Jean-Pierre Imparato ka thënë se modeli elektrik i 208 mund të ofrohet edhe si GTi.

“Detajet e plota do t’i bëj të ditura në mars, por nuk dua që e ardhmja të jetë e mërzitshme. Mesazhi im është se në secilën herë që prezantoj një veturë, ajo do të jetë elektrike, por ju do të blini Peugeot tuaj dhe do të zgjidhni fuqinë e tij”, ka thënë Imparato duke mos zbuluar detaje tjera të veturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat