Rritja e shitjeve të Porsche 911, tregon se ende ka kërkesë për makinat sportivea - Bota Sot
Rritja e shitjeve të Porsche 911, tregon se ende ka kërkesë për makinat sportivea

Auto

E premte, 19 tetor 2018

Rritja e shitjeve të Porsche 911, tregon se ende ka kërkesë për makinat sportivea

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 07:11
Porsche 911

Në të njëjtën kohë, Macan dhe Cayenne ja shitur mjaft mirë

Porsche ka pasur shitje të mahnitshme, sa i përket deri më tani gjatë 2018-ës.

Vetëm gjatë pjesës së parë të vitit, Porsche ka shitur globalisht 130,598 njësi. Pos që është një rritje për tre për qind, në krahasim me vitin e kaluar, është gjysmë viti me më së shumti shitje në historinë e Porsche. Suksesi vjen, shkaku i rritjes së kërkesës edhe për disa modele tjera sportive.

Panamera ka pësuar rritje të fuqishme prej 20,500 njësi, që është dyfishi i atyre që janë shitur në pjesën e parë të 2017-së.

Suksesi i Panameras është shkaku i ndryshimeve që ka pësuar gjenerata e fundit, si dhe rifreskimi i variantit Sport Turismo. Pos kësaj, sukses ka pasur edhe modeli 911. Me 21,400 njësi të shitura në gjashtë muaj, kjo linjë ka pasur rritje dyshifrore prej 28 për qindësh.

Megjithëse prodhuesit janë fokusuar krejtësisht te makinat SUV, duke i konsideruar si të ardhme të automobilizmit, ndryshimet e fundit tregojnë se edhe makinat sportive janë ende të kërkuara. As makinat SUV nuk kanë mbetur pa u shitur, duke qenë mjaft të kërkuara në treg.

Që të dy modelet SUV, i kanë tejkaluar shitjet e 911, ndërsa makina më e shitur e kompanisë është Macan.

Prej se ka filluar viti, Porsche ka shitur 46,600 njësi nga Macan, teksa Cayenne është shitur në 28,700 njësi. Pritet që fokusi të jetë ende në SUV, por kompania të punojë edhe modele tjera sepse të gjithë kanë nevojë për pak adrenaline makine sportive. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test