Aston Martin tregon detajet e rivalit të Ferrari 488 - Bota Sot
Aston Martin tregon detajet e rivalit të Ferrari 488

Auto

E premte, 19 tetor 2018

Aston Martin tregon detajet e rivalit të Ferrari 488

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 00:46
Aston Martin

Super-makina do të ndajë më shumë elemente me Valkyrie, se sa me Vantage të re

Shumë mister e ka shoqëruar modelin e ri, me të cilin Aston Martin do të rivalizojë Ferrari 488, por Andy Palmer që është zyrtar i lartë i kompanisë, ka bërë të ditura disa detaje të vlefshme.

Super-makina që do ta ketë motorin në mes, nuk do të huazojë ndonjë element nga modeli i tanishëm Vantage. Por, do të jetë sikur një hiper-makinë ekstreme Valkyrie, që është krijuar në bashkëpunim me Red Bull.

“Modeli që ngjanë shumë me Valkyrie, tashmë është duke marrë përfundimet e fundit në studio. Gjithçka ka përfunduar sa i përkes dukjes” ka thënë Palmer. Përkundër insistimit të shumtë të gazetarëve për detaje, vetëm është thënë se do të jetë shumë konkurrues kur të arrijë më 2021.

Sipas tij, Aston Martin mbetet i përkushtuar ndaj motorit V12 nga AMG, që do t’i ketë 4.0-litra.

Sa i përket ndërtimit trupor, Palmer ka thënë se nuk do të jetë tërësisht nga fibrat e karbonit, sepse “nuk është zgjidhje optimale”.

Në ndërtimin e makinës, prodhuesi britanik i ka dërguar 130 inxhinierë në punëtorinë e Red Bull, në mënyrë që në eksterier të ketë material sa më të lehtë dhe të fortë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test