Trump nis Tesla dhe BMW drejt Kinës

Auto

Trump nis Tesla dhe BMW drejt Kinës

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 19:38
Tesla dhe BMW

"Lufta" tregtare midis SHBA dhe Kinës, e nisur me rritjen e tarifave të eksportit nga presidenti Donald Trump ka goditur industrinë e veturave, por prodhuesit individuale kanë nisur të gjejnë një mënyrë për të zbutur humbjet.

Lëvizjet e Trump-it kishin një ndikim veçanërisht negativ në Tesla dhe BMW, të cilat prodhojnë dhjetëra-mijëra automjete në vit në SHBA. Ato vendosën ta zgjedhin problemin duke rritur investimet në kampin e kundërt në Kinë, i cili, ndryshe nga SHBA, zbuti qëndrimet në lidhje me kompanitë e huaja.

Deri më tani, prodhuesit e huaj kanë qenë në gjendje të bëjnë makinat e tyre në Kinë vetëm në partneritet me kompanitë lokale në rangun 50-50 për qind. Nga viti 2022, ky rregull është shfuqizuar. Për shkak të kësaj, BMW ka njoftuar tashmë se do të bëhet pronari i parë i prodhimit të huaj të një kompanie kineze pas riorganizimit të strukturës së saj pronësore në Brilliance China Automotive Holdings.

Nga ana tjetër, Tesla njoftoi ndërtimin e një fabrike kineze Gigafactory, e cila do të ketë një kapacitet prej 500,000 makina në vit. BMW do të bëjë modele të tanishme të Serisë 1, Seria 2 Active Tourer dhe disa versione të Serisë 5 në kompaninë e saj kineze.

Sa i përket Tesla, fabrika në Kinë do të zvogëlojë në mënyrë drastike rritjen e çmimeve të automjeteve në treg. Makinat Tesla aktualisht në Kinë kushtojnë 70% më shumë se në SHBA. Në përgjigje të një rritjeje të kohëve të fundit në tarifat e eksportit, Tesla ka rritur çmimin e modelit S dhe modelin X për më shumë se 20.000 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat