BMW konfirmon datën e prezantimit të gjeneratës së re të Z4

Auto

BMW konfirmon datën e prezantimit të gjeneratës së re të Z4

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 00:44
BMW

Ishte spekuluar kohë më parë, ndërsa tani është konfirmuar se Z4 i ri, do të prezantohet në Pebble Beach gjatë muajit që vjen gjatë Monterey Car Week.

Prodhuesi gjerman BMW ka bërë të ditur se do të zhvillojë një konferencë me 23 gusht, ku do të tregojë të gjitha detajet e modelit që është gati për prodhim. Megjithatë, nuk thuhet se do të jetë ‘premierë botërore’, duke lënë të kuptohet se do të shfaqet vetëm pjesërisht.

Njoftimi zyrtar është bërë nga Jozef Kaban, që është shefi i njësitit të dizajnit në BMW. Krahas kësaj makine, pritet të shfaqet edhe 8 Series Coupe dhe M8 Grand Coupe Concept. Pebble Beach mbledhë një grup të pasur njerëzish, andaj nuk hidhen poshtë mundësitë që të shfaqen makina luksoze dhe të shtrenjta.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat