Polestar "sulmon" Tesla dhe Porsche

Auto

Polestar "sulmon" Tesla dhe Porsche

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 13:13
Ilustrim

Drejtori i Polestar Tomas Ingenlat sheh Tesla dhe Porsche si konkurrentët kryesorë të kompanisë së tyre.

Prodhuesi premium, i cili ka krijuar markën suedeze Volvo fillimisht ka planifikuar të jetë konkurrent i modeleve Mercedes-Benz AMG dhe BMW M, por në ndërkohë është ridrejtuar në makinat elektrike.

"Ne jemi 100 për qind të bindur se e ardhmja e industrisë së veturave do të jetë elektrifikimi”, tha  Ingenlat.

Modeli i parë i kësaj kompanie Polestar 1 ndan dizajnin dhe teknologjinë e projektimit me Volvo S90. Çmimi i kësaj coupe ishte 155.000 dollarë, dhe secili klient duhet të paguante një depozitë prej 2.500 dollarësh.

Polestar 1 ka një kompresor 2,0-litërësh dhe një turbombushës me 336 kuaj fuqi me dy motorë elektrikë 163 kW dhe një 35 kW si një gjenerator/motor, duke i dhënë automjetit një total prej 600 kuaj fuqi. Edhe pse ishin planifikuar të prodhohen rreth 500 modele në vit që nga fillimi i vitit të ardhshëm, kompania tashmë ka marrë 550 porosi.

Kjo është arsyeja pse kompania ka në plan të zgjerojë objektet e saj të prodhimit në një fabrikë të re në Chengdu, Kinë, e cila do të hapet këtë vit. Modeli i ardhshëm është Polestar 2, coupe tërësisht elektrik me katër dyer dhe pas tij do të arrijë Polestar 3. Ndërsa Tesla ka mahnitur botën me një përshpejtim të qëndrueshëm, Porsche dhe Polestar kanë ide të ndryshme të shpejtësisë dhe eksitimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat