BMW hap fabrikën e re në Hungari

Auto

BMW hap fabrikën e re në Hungari

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 16:30
BMW

Kompania BMW do të investojë një miliard euro në fabrikën e re të veturave në qytetin hungarez Debrecin.

Kapaciteti i fabrikës do të jetë 150.000 automobila në vit dhe do të mund të prodhojë edhe automobila elektrikë me motorë me djegie të brendshme.

Në BMW thonë se fabrika e re në Hungari do të ndihmojë në zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit në Evropë, ku ky prodhues shet 45 për qind të automobilave.

E panjohura më e madhe, pranojnë në BMW, do të jetë fuqia punëtore hungareze, pasi tregu atje është i atillë sa që vështirë mund të gjenden  1.000 punëtorë të rinj.

Hungaria po përballet me mungesë të fuqisë punëtore si pasojë e largimit në vendet perëndimore në kërkim të pagave më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat