Mazda Miata 2019 me ndryshime pozitive, por edhe çmim më të lartë

Auto

Mazda Miata 2019 me ndryshime pozitive, por edhe çmim më të lartë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 06:17
Mazda Miata

Ndryshimet pozitive dhe shumë të kërkuara për Mazda MX-5 Miata RF, vijnë me çmim më të shtrenjtë

Pasi u përditësua me motor më të fuqishëm dhe sistem të sigurisë, ishte çështje kohe kur Mazda do vendoste një tavan më të përshtatshëm për MX-5 Miata RF.

Vetëm pak ditë para se ky model të del në shitje, u bë e ditur se nën kapak do ta ketë motorin 2.0-litra që prodhon 181 kuajfuqi. Për 26 njësi më i fuqishëm se modeli i mëparshëm.

Blerësit mund të zgjedhin sistemin e transmisionit manual, apo standardin automatik prej gjashtë shpejtësive.

Përditësimet tjera përfshijnë mekanizmin e timonit prej alumini, që ia zbret peshën në masë të madhe, kamerat në pjesë të ndryshme, ai dhe sistemin e frenave për lëvizje në rrugë urbane.

Por, këto ndryshime pozitive dhe shumë të pritura te MX-5 Miata RF, nuk vijnë falas.

Çmimi i modelit bazë është 33,335 dollarë, për 745 dollarë më i shtrenjtë se i mëparshmi.

Në anën tjetër, versioni automatik kushton 34,410 dollarë, apo 610 dollarë më shtrenjtë se modeli i vitit të kaluar.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat