Modelet e reja nga Mitsubishi do të kenë dizajnë shumë më të mira

Auto

Modelet e reja nga Mitsubishi do të kenë dizajnë shumë më të mira

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 07:46
Mitsubishi

Menaxhmenti i ri dizajnues, do të fillojë me ndryshimet pozitive në pamjen e jashtme të makinave

Prodhuesi japonez Mitsubishi, dikur ishte parajsë për entuziastët e makinave me modelet si 3000GT, Eclipse dhe Lancer Evolution, transmeton Telegrafi. Kërkesa e ka bërë të vetën dhe brendi e ka ndryshuar fokusin, duke krijuar më shumë makina Crossover, me Mirage që mbetet i vetmi një jo SUV.

Megjithëse pritej një renesancë në Mitsubishi, me ndonjë model atraktiv, mësohet se kemi të bëjmë me një tjetër crossover, që mund të jetë kupe sportive. Për fat të mirë, Mitsubishi ka pranuar një menaxhment të ri dizajnimi, që pritet t’ia ndryshojë pamjen të gjitha modeleve të reja.

Alessandro Dambrosio është shefi ekzekutiv i dizajnit, që ka punuar për tetë vite në Alfa Romeo, para se ti bashkëngjitej Volkswagen Golf më 2009. Së bashku me stafin e tij, do të fokusohen në ndryshimin e eksterierëve të modeleve të reja, që janë kryesisht crossover dhe makina elektrike. Punët e Dambrosio mund të shihen te Alfa Rome 159, Giuliette dhe Mito, si dhe Maserati Gran Cabrio.

Sa i përket VW, ai është angazhuar te Polo dhe Passat, si dhe Bentley Bentayga, Audi A4/A5 dhe TT Sportback Concept. Portofoli i Dambrosios është i mbushur me modele të bukura, vetëm urohet që Mitsubishi do ta lë të liri dhe t’i japë hapësirën e duhur. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat