McLaren 720S thyen rekordin që dikur e mbante Lamborghini Huracan

Auto

McLaren 720S thyen rekordin që dikur e mbante Lamborghini Huracan

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 10:13
McLaren 720S

Me këtë rast, ka thyer edhe rekordin e vet duke mundur modelin 675LT.

Pista Magny-Cours e Francës, u shfrytëzua nga Honda Civic Type R, për të thyer rekord shpejtësie.

Por, kjo është një veturë që tërheqë me rrotat e përparme, ndërsa ende ka hapësirë për të thyer rekorde me super-makinat që janë legale edhe për rrugë normale.

Një prej këtyre makinave, është McLaren 720S që arriti të kalojë xhirot e pistës për 1:47.05.

Kjo super-makinë ka shfrytëzuar gomat Pirello P Zero Trofeo R, që të kalojë rekordin të cilin deri më tani e mbante Lamborghini Huracan Performante. Nuk është vetëm kjo makinë italenë që u mposht nga 720S, pasi prapa në liste kanë mbetur edhe Porsche 911 GT2 RS, si dhe Radical SR8 RX.

Bashkë me ta, edhe McLaren 675LT që dikur e mbante u shpall më i shpejti i kësaj piste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat