Franca ashpërson masat për veturat e vjetra - Bota Sot
Franca ashpërson masat për veturat e vjetra

Auto

E premte, 16 nëntor 2018

Franca ashpërson masat për veturat e vjetra

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Disa rajone të Francës kanë vendosur masën e re të ndalimit për qarkullim të veturave të vjetra në pajtim me standardet ekologjike për mbrojtjen e mjedisit.

Ndalimi ka të bëjë edhe për të huajt që dëshirojnë të udhëtojnë në këtë vend me automobilat e tyre.

Në pesë rajone të njohura turistike në Francë, që përfshijnë zonat Paris, Strasburg, Lion, Ansi dhe Izer, rajon alpik rreth Grenoble, kanë vendosur ndalimin e të gjitha automjeteve që kanë të ashtuquajturën Crit’Air në klasën 5, dhe në disa departamente edhe për vetura me Crit’Air 4.  Disa nga rrugët më të rëndësishme, përfshirë autostradat A7, A41 dhe 47, qp çojnë drejt jugut të Francës, por edhe drejt Zvicrës ose Italisë.

Në Francë, që nga viti 2017, janë zbatuar standarde të posaçme, të cilat parashikojnë që të gjitha automjetet duhet të kenë një nga pesë targat Crit'Air. Markat janë nga 1 në 5, dhe numri është më i lartë, makina është më ndotëse e mjedisit.

Automobilat me motorë benzinë që plotësojnë standardet Euro 5 dhe Euro 6 janë ranguar në klasën Crit'Air 1, ndërsa motorët me naftë me të njëjtat standarde të Euro janë në klasën 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test