Seati nuk prodhon më Leonë me tri dyer

Auto

Seati nuk prodhon më Leonë me tri dyer

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 21:43
Seat Leon

Gjiganti automobilistik, Seat, raportohet se së shpejti do të njoftojë për “mbytjen” e modelit Leon me tri dyer, i njohur në disa tregje edhe Leon SC.

Kjo për shkak të shitjeve të dobëta të këtij versioni.

Modeli tjetër me tri dyer, Mii, apo automobili më i vogël i kompanisë, po ashtu është anuluar për shkak të shitjeve të dobëta.

Seati nuk ofron versione me tri dyer as në gjeneratën e fundit të Ibizas.

Modelet me tri dyer po i largojnë shumica e kompanive. Volkswageni kohë më parë kishte anuluar “Upin”, ndërsa pritet të ndalen edhe Golfi e Audi A3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat