Ndërrimi i vajit te Lamborghini, nuk është shumë më i lehtë se te Bugatti

Auto

Ndërrimi i vajit te Lamborghini, nuk është shumë më i lehtë se te Bugatti

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 13:28
Deri më tani, e kemi parë se çfarë komplikimesh ka, po që se duhet t’i ndryshohet vaji një Bugatti.

Të ndërruarit e vajit në një makinë të zakonshme, është e nevojshme dhe mjaft e lehtë, ndërsa mund të kryhet edhe nga pronari, transmeton Telegrafi. Por, njëjtë nuk ndodhë edhe më super-makinë.

Deri më tani, e kemi parë se çfarë komplikimesh ka, po që se duhet t’i ndryshohet vaji një Bugatti.

Jesse Tang që është ekspert i makinerive të rënda dhe të sofistikuara, ka treguar ecurinë që duhet kaluar, në mënyrë që Bugatti Veyron t’i ndërrohet vaji.

Kjo gjë kushton 20 mijë dollarë, shumë të cilën pronarët ekstra të pasur të këtyre makinave, nuk e kanë problem t’i paguajnë.

Nuk ka kaluar gjatë dhe Tang është prapa një super-makine tjetër, të cilës duhet ndërruar vajin. Këtë radhë procedura është më e lehtë dhe kushton njëmijë dollarë, por procedurat janë mjaft të komplikuara. Me poshtë mund të shihni procesin, për t’ia ndërruar vajin Lamborghini Huracan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat