Zvicra ndalon tre modele të veturave gjermane me naftë

Auto

Zvicra ndalon tre modele të veturave gjermane me naftë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 16:19
Ndalimi përfshin modelet Mercedes Vito, Porsche SUV Cayenne dhe Macan me motorë dize.

Autoritetet zvicerane nuk do të lejojnë regjistrimin e modeleve të caktuara të naftës të Mercedes dhe Porsche për shkak të niveleve të tepërta të shkarkimeve të gazrave të dëmshme.

Ndalimi përfshin modelet Mercedes Vito, Porsche SUV Cayenne dhe Macan me motorë dize.

Sipas Agjencisë Zvicerane të Rrugëve - Astra, këto automjete ndotin mjedisin më shumë sesa që prodhuesit kanë deklaruar zyrtarisht në dokumentacion.

Ndalimi hyn në fuqi të premten, 17 gusht, dhe vlen për Mercedes Vito me një motor diesel 1.6 litërsh, Porsche Macan 3.0-litra V6 naftë dhe Cayenne 4.2-litërsh V8 diesel.

Të tre këto modele në të ardhmen nuk do të jetë në gjendje të regjistrohen në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat