Mercedes G500 4×4² unik në version kabrio që kushton 699,000 euro

Auto

Mercedes G500 4×4² unik në version kabrio që kushton 699,000 euro

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 07:47
Mercedes G500 4×4²

Që nga viti i kaluar, John Olsson, skiatori i famshëm dhe ylli i rrjeteve sociale, ka shprehur dëshiron që Mercedes-Benz G500 4×4² e tij ta shndërrojë në version kabrio. Tani, pas disa muajsh që ka përmbushur dëshirën e tij, ai ka vendosur që ta shesë këtë Mercedes unik.

Ylli i rrjeteve sociale ende nuk e ka konfirmuar këtë informacion, por në internet janë shfaqur fotografitë e këtij modeli. Më saktësisht, janë shfaqur në uebsajtin e një salloni të automjeteve i cili gjendet afër qytetit Marbella në Spanjë, aty ku jeton edhe Olsson.

Natyrisht, një veturë e tillë nuk është e lirë. Çmimi i këtij G-Wagon unik është 699,000 euro. Edhe pse nuk dihet se sa para janë investuar në krijimin e këtij modeli, mund të sigurohet se nuk ishte investim dhe aq i madh.

Gjithashtu, shtrohet pyetja nëse aftësitë off-road (sipas të cilave G-Class është bërë legjendë në industrinë e automobilave) janë komprometuar. Në fakt, kujtojmë se Olsson ka vendosur që ta presë çatinë e veturës së tij në mënyrë që të sigurohet se do të jetë në gjendje të hynte në garazhet e ulëta në Monako. Për këtë arsye, çatia është hequr, xhami i përparmë është shkurtuar, si dhe shtyllat B dhe C janë prerë. Si rezultat, u krijua një model i G-Classës i cili mund të vozitet vetëm në kohën kur nuk ka shi.

Megjithatë, përveç heqjes së çatisë, ky model për të gjitha terrenet ka pësuar edhe disa modifikime mekanike, si për shembull përforcimi i motorit të tij Twin-Turbo V8 i cili tani është me kapacitet prej 780 kuajfuqi. Po ashtu, ai ka edhe eksterierin dy-ngjyrësh (bardhezi), sistemin Akrapoviç të shkarkimit të gazrave, rrotat nga modeli G63 6x6, si dhe litarin për tërheqje të vendosur në pjesën e përparme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat