Mësohet emri i ri i Renault Coupe Crossover

Auto

Mësohet emri i ri i Renault Coupe Crossover

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 19:12
Renault Coupe Crossover

Renault ka nisur gjurmët e prodhuesve premium gjermanë, të cilët për vite kanë qenë të suksesshëm në ofrimin e coupe-crossover për klientë.

Kjo formë gjithnjë e më e popullarizuar e karrocerisë, tani fillon të shfrytëzohen nga kompanitë që prodhojnë modele për masat më të gjera.

Modeli për të cilin spekulohet se bart shenjën Captur Coupe, mori  emrin e ri - Arkana, dhe do të ketë një premierë botërore në fund të muajit në kryeqytetin rus.

Renault Arkana do të prodhohet nga një kompani franceze në Moskë. Makina do të ketë një formë të trupit tipik të coupe-crossover dhe modeleve më të fundit Renault, si Megane apo Talisman.

Pritet që motorizimit, ndër të tjera, të përfshijë ri 1.3-litra benzinë TCE zhvilluar në bashkëpunim me Mercedes, por mbetet të shihet se në cilat tregje, përveç atij në Rusi, Renault do të plasojë coupe-crossover-in e tij të parë.

Modeli i ri i prodhuesit francez do të debutojë më 29 gusht në sallën e veturave në Moskë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat