Testimi në mot të nxehtë i Mercedes-Benz EQC tërësisht elektrik

Auto

Testimi në mot të nxehtë i Mercedes-Benz EQC tërësisht elektrik

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 06:47
Mercedes-Benz EQC

Modeli EQC është shumë i diskutueshëm dhe i rëndësishëm, pasi prezanton makinën e parë elektrike të Mercedes, që do të rivalizojë me Audi e-tron, Jaguar I-Pace dhe Tesla Model X.

Në kohën kur po i afrohet prezantimi zyrtar, prodhuesi gjerman e ka lansuar një video, që e tregon këtë SUV teksa testohet në mot të nxehtë në shkretëtirën e Tabernas në Andaluzi.

Ka të njëjtën shtresë kamuflimi, me të cilin është spiunuar teksa testohej, ndërsa thuhet të mos ketë ndryshime të mëdha prej makinave që janë ndërtuar në konceptin Generation EQ.

Pjesën e jashtme nuk duhet ta ketë shumë të tonifikuar, ndërsa pjesa e përparme është mjaft e thjeshtë.

Sipas inxhinieri Michael Kelz, Mercedes ka kaluar tri vite duke e testuar EQC, duke futur në përdorim 90 prototipe dhe 30 makina të gatshme për prodhim, teksa është shumë afër që të ketë gjithçka në rregull për prodhim.

Megjithëse, ka kaluar qindra mijëra kilometra në terrene të ndryshme dhe në kushte ekstreme klimatike.

Modeli që konsiderohet se do ta ‘ndryshojë lojën’ ka kaluar me sukses testin në mot të nxehtë, pasi ishte shumë me rëndësi për Mercedes, të testojë se si reagon bateria në nxehtësi të lartë.

Deri më 17 shkurt, kur do ta shohim zyrtarisht në San Francisko, pritet që Mercedes të sjellë edhe detaje tjera të EQC, modelit të parë tërësisht elektrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat