Nissan ofron sedan elektrik të përballueshëm - Bota Sot
Nissan ofron sedan elektrik të përballueshëm

Auto

Nissan ofron sedan elektrik të përballueshëm

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 12:56
Nissan

Kompania japoneze Nissan ka nisur prodhimin e një makine të re elektrike të dizajnuar për klientët kinezë, si një nga dhjetëra automjete elektrike të planifikuara më të lira për tregun e tyre më të madh.

Sedan Sylphy Zero Emission, bazuar në Nissan Leaf, është një ndërmarrje e përbashkët mes Nissan Motor dhe partnerit kinez Dongfeng Motor Group, raporton AP.

Modeli i ri i energjisë elektrike kushton 25.850 dollarë, në sajë të subvencioneve shtetërore, që është pak më shumë se gjysma e çmimit të versionit kinez të modelit Leaf.

Nissan thotë se Sylphy ZE mund të kalojë rreth 338 kilometra me bateri të ngarkuar plotësisht. Makina është mundësuar nga një motor elektrik prej 109 kuaj fuqi dhe mund të arrijë një shpejtësi prej 144 km/h.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...