Nissan Juke i ri arrin në fund të vitit 2018

Auto

Nissan Juke i ri arrin në fund të vitit 2018

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 20:15
Nissan Juke

Crossover-i i diskutueshëm i Nissan do të mirëpresë gjeneratën e dytë, pavarësisht tërheqjes së këtij modeli nga tregu amerikan për shkak të shitjeve të dobëta.

Gjenerata e parë e Nissan Juke debutoi në 2010 dhe menjëherë nxiti komente kundërshtare nga blerësit e makinave, pasi mendonin se ishte jo tërheqës.

Por, Juke pas tetë vjetësh u shit në më shumë se një milion kopje. Edhe pse është ndër më të shiturit në klasën e tij në Evropë, Juke kurrë nuk ka tërhequr të njëjtin interes nga amerikanët.

Dizajni karakteristik i crossover u shit në 35.000 kopje në vitin e parë të lansimit të tij në SHBA më 2010, shitjet u rritën në 38,000 njësi më 2013 dhe 2014, por më 2017 u blenë më pak se 10.000 njësi.

Në qershor të vitit 2018, Nissan ka shitur vetëm 41 Juke në SHBA, për dallim prej pothuajse 900 sosh në të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe më shumë se 2.500 në qershor të vitit 2015.

Pasuesi i modelit aktual do të prezantohet në muajt e ardhshëm dhe do të fillojë prodhimin në 2019.

Spekulohet se modeli i ri do të instalohet në platformën mekanike të Renault-Nissan-Mitsubishi dhe do të përdoret motor benzinë 0.9 litra dhe 1.2 litra me katër cilindra, duke filluar nga 90 deri 115 kuaj fuqi, të disponueshme në modelet Micra dhe Qashqai.

Ekziston edhe një opsion me naftë, në formën e një agregati prej 1.5 litrash me 110 kuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat