Opel Combo debuton në Hannover

Auto

Opel Combo debuton në Hannover

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 17:06
Opel Combo

Pas versionit Combo Life për udhëtarë që kishte premierën në fillim të vitit, Opel do të paraqesë versionin e mallrave të këtij furgoni në Panairin Ndërkombëtar të Automjeteve Tregtare (IAA) në Hanover nga 20 deri më 27 shtator.

Gjenerata e pestë e modelit multifunksional Opel Combo prodhohet në dy versione, pasagjerë Combo Life dhe Combo komerciale.

Vetura familjare vjen në variant me pesë dhe shtatë ulëse, derisa bagazhi maksimal është 2.693 litra.  Opel Combo është i zhvilluar sipas standardeve të veturave familjare dhe jo si automjet komercial.  

Është i pajisur me sistem për paralajmërim me rastin e përgjumjes së vozitësit, me paralajmërim ndaj veturave tjera në komunikacion dhe kënd të vdekur me ekran  "head up".

Sa i përket motorit, vetura vjen në variantin benzinë dhe dizel, në kombinim me ndërrues maual prej 5 dhe 6 shpejtësive dhe për herë të parë në modelin Combo vjen edhe ndërruesi automatik prej tetë shpejtësish.

Derisa Combo Life për udhëtarë kishte debutimin në panairin e veturave në Gjenevë në fillim të marsit, varianti komercial do të ketë premierën në Hanover.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat