Aston Martin Vanquish Zagato kapet gjatë testimit në rrugë

Auto

Aston Martin Vanquish Zagato kapet gjatë testimit në rrugë

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 09:01
Aston Martin Vanquish Zagato

Është fotografuar për herë të parë, Aston Martin Vanquish Zagato Shooting Brake

Gjatë verës së kaluar, Aston Martin bëri të ditur është duke e punuar këtë model, që do t’i prijë kupesë Vanquish Zagato, Volante dhe Speedster.

Deri më tani, mund t’ia admiroim pamjen, vetëm duke parë ilustrimet. Tani, pas një viti, kemi mundësi ta shohim këtë model në metal, vetëm se me shtresën e kamuflazhit.

Imazhet që janë marrë teksa lëvizte në një tunel dhe derisa po transportohej,  tregojnë eksterierin e fibra karboni, që nuk dallon shumë nga familja Vanquish Zagato.

Dritat e përparme i ka sikur të Vulcan, teksa në grill motivet ‘Z’ sikurse Zagato, megjithëse dallon prej të tjerave me tavanin e valëzuar.

Shtresa e kuqe mat, ia ka fshehur shkëlqimin që shfaqet në ilustrim dhe hapjet aerodinamike, vetëm se nuk ia ka dalë ta fshehë pamjes sensacionale që ka.

Ky Aston Martin që prodhon 592 kuajfuqi, do të arrijë në vetëm 99 njësi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat