Prezantohen së shpejti veturat e para që janë prodhuar në Vietnam

Auto

Prezantohen së shpejti veturat e para që janë prodhuar në Vietnam

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 22:44
Kompania që është duke punuar për një kohë, i ka prodhuar dy makina, një SUV dhe një Sedan, të cilat ka vendosur t’i prezantojë pikërisht në Paris.

Megjithëse kanë dukje mjaft të mirë, disa e shohin si përpjekjen më të mirë nga Vietnami, që nuk është aq e kënaqshme

Në Paris Motor Show 2018, do të mungojnë shumë prodhues makinash, të cilët kanë anuluar pjesëmarrjen për shkak se duan që modelet e veta t’i prezantojnë vet.

Mirëpo, në panairin francez nuk do të mungojnë befasitë dhe një prej tyre është edhe VinFast.

Po që se nuk keni dëgjuar më herë për këtë prodhues makinash, mos u brengosni sepse nuk është shumë i popullarizuar dhe vjen nga Vietnami i largët.

Kompania që është duke punuar për një kohë, i ka prodhuar dy makina, një SUV dhe një Sedan, të cilat ka vendosur t’i prezantojë pikërisht në Paris.

Ende nuk ka as emra të këtyre makinave nga VinFast, që pritet të bëhen të ditura gjatë zhvillimit të panairit, ose ditëve në vijim.

Pamja e makinave është e bazuar në modelet e vjetra nga BMW, teksa brenda kanë motorët e modifikuar të këtij prodhuesi gjerman, që me 2.0-litra të prodhojë 175 deri në 227 kuajfuqi.

Derisa shumica mendojnë se makinat kanë pamje mjaft të mira dh me potencial të jetë të fuqishme, disa thonë se kjo është përpjekja më e mirë nga Vietnami, që nuk është aq e kënaqshme dhe mund të bëhet më shumë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat