Automobilat autonomë mund të shndërrohen në armë

Auto

Automobilat autonomë mund të shndërrohen në armë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 14:46
Chen paralajmëron për rrezikun shtesë në lidhje me veturat autonome

Muajve të fundit kanë ndodhur disa aksidente në të cilat morën pjesë veturat autonome, ku pati edhe raste me epilog fatal dhe njëra nga gjërat me rëndësi ka të bëjë me sigurinë.

Drejtori i kompanisë teknologjike  Blakcberry, John Chen paralajmëron për rrezikun shtesë në lidhje me veturat autonome, për shkak të mundësisë së hakimit të tyre, gjë e cila mund t’i shndërrojë ato në armë në duart e kriminelëve.

Edhe pse Blackberry punon në zhvillimin e teknologjisë së saj autonome në vozitje në bashkëpunim me gjigantin kinez të internetit Baidu, kompania tërheq vërejtjen mbi rreziqet që bart kjo teknologji.

Chen thotë se këto makina kanë në shumë linja të kodit kompjuterik se sa aeroplanët standard luftarakë, gjë e cila iu mundëson hakerëve hapësirë të madhe për keqpërdorim. 

"Automobili lehtë mund të infektohet me viruse dhe të transformohet tërësisht në armë. Nëse një haker mund ta marrë atë, mund të imagjinoni se çfarë mund të bëjë. Unë mund ta bëjë makinën 90% të sigurt nga virusi, por sapo të arrijë në rrugë, këto kushte duhet kontrolluar rregullisht ", tha Chen.

Chen thekson se ka ende shumë sfida përpara se makinat autonome të bëhen një fenomen masiv në rrugë.

"Vetë-menaxhimi është ende në mënyrë të konsiderueshme e varur nga gabimi njerëzor dhe kontrolli i sigurisë. Rregullat dhe kërkesat e sigurisë teknologjike duhet të krijohen para se të lejohen këto automjete të dalin në rrugë", thotë drejtori i Blackberry.

Teknologjia autonome është gjithashtu një sfidë e madhe për kompanitë e sigurimeve dhe ligjvënësit, të cilët duhet të vendosin se kush do të jetë përgjegjës në rast aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat