Vjen Leaf 2019 më i fuqishëm - Bota Sot
Vjen Leaf 2019 më i fuqishëm

Auto

E hënë, 22 tetor 2018

Vjen Leaf 2019 më i fuqishëm

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 20:27
Leaf

Kompania japoneze Nissan konfirmoi se do të vijë versioni Leaf E-Plus me një gamë më të lartë se standardi, por nuk bëri të ditur se kur do të ndodhë kjo.

Aktualisht, Leaf për 2019 ka një bateri prej 40 kWh, e cila lejon vozitje prej 241 km me një mbushje.

Kjo është larg nga  Tesla Model 3, e cila ka distancë prej 500 km, por çmimi i dy modeleve nuk mund të krahasohet.

Nissan tani është duke përgatitur një paketë të baterisë më të madhe prej 60 kWh që do të lejojë gamën e vozitjes autonome të Leaf prej 362 km me një mbushje.

Leaf aktual me bateri 40 kWh ka një motor elektrik prej 150 kuaj fuqi dhe çmimi fillestar është 30.785 dollarë, apo gjysmë më lirë se Model 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test