Renault përgatit modelin e ri Clio

Auto

Renault përgatit modelin e ri Clio

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 21:25
Renault

Fotografitë spiunuese zbulojnë se prodhuesi francez po punon në modelin, i cili do të jetë konkurrent i Ford Fiesta Active.

Renault me të madhe po përgatit gjeneratën e pestë të modelit Clio dhe fotografitë më të reja të paparacëve tregojnë se përveç versionit standard është duke u punuar edhe në variantin cross.

Testi i para prodhimit tash për tash është i mbuluar me foli maskuese dhe nuk dihet nëse Renault pas emrit Clio do të shtojë edhe ndonjë shenjë sikurse Fiesta Active, ose vetura do të ketë emër krejtësisht të ri.

Cross Clio në gamën e prodhuesit francez do të marrë pozitën ndërmjet versionit standard dhe crossoverit Captur.  

Automobili do të ndajë motorin me Clion e zakonshme benzinë 1.0 litra turbo, ndërsa në opsion do të jetë edhe motori benzinë 1.3 litra i zhvilluar në bashkëpunim me Mercedesin.  Pritet që premiera e modelit të ri të jetë vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat