Chevy Volt do të tingëllojë gjatë lëvizjes sikur makinat në video-lojëra

Auto

Chevy Volt do të tingëllojë gjatë lëvizjes sikur makinat në video-lojëra

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 06:26
Chevy Volt

Për dallim prej veturave të zakonshme me benzinë apo naftë, makinat elektrike nuk dëgjohen kur përshpejtojnë.

Shkaku i formës së punës së motorëve të tyre, EV janë krejtësisht të qetë në lëvizje. Kjo po pëlqehet shumë nga disa, por grupi tjetër janë të pakënaqur.

Mund të pëlqehet për vozitje familjare, por entuziastët po duan ta dëgjojnë motorin kur e rrisin shpejtësinë. Nuk janë vetëm entuziastët, që janë të pakënaqur me qetësinë që kanë EV.

Departamenti i Transportit të Shteteve të Bashkuara, ka kërkuar që prodhuesit e makinave elektrike, të bëjnë diçka sa i përket zhurmës, pasi qetësia po konsiderohet e rrezikshme.

Makinat duhet të kenë çfarëdo zhurme kur lëvizin, që të dëgjohen prej kalimtarëve pasi paraqesin rrezik potencial. Deri më tani, shumë prodhuesi i kanë pajisur makinat elektrike, me tinguj të lehtë që aktivizohen në afërsi të objekteve të ndryshme.

Automative News raporton se Volt 2019, do të ketë zhurmë të veçantë kur përshpejton dhe i afrohet objekteve, veçanërisht njerëzve.

Burime pranë Chevy, bëjnë të ditur se ky EV do të lëshojë tinguj nga video-loja PlayStation 2, varësisht ku ndodhet dhe në çfarë shpejtësie lëvizë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat