Volkswagen hatchback elektrik deri në 600 km me një mbushje

Auto

Volkswagen hatchback elektrik deri në 600 km me një mbushje

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 18:57
Volkswagen hatchback elektrik

Informacionet e reja për Volkswagen elektrik zbulojnë se ky model do të jetë i disponueshëm në opsionet me tre paketa të ndryshme të fuqisë.

Nga premiera e modelit ekuivalent elektrik të Golfit na ndan edhe një vit,  prodhuesi gjerman përgatitet për të filluar testin e versionit para-prodhues të kësaj makine.

Testet e para do të kryhen në poligonet e Volkswagen dhe rrugën Ehra-Lessien në Gjermaninë Lindore.

Modeli do të ofrohet në tri versione për blerësit me bateri të kapaciteteve të ndryshme, të cilat gjithashtu do të varen nga autonomia lëvizëse. Modeli bazë do të ketë bateri 48 kWh, të cilat do të lejojnë që makina të arrijë 330 km me bateri të plota, sipas ciklit të ri të matjes WLTP.

Varianti i dytë do të jetë i pajisur me bateri me kapacitet të lartë, dhe do të ofrojë autonomi prej rreth 450 km, dhe i treti me bateri edhe më të madhe për të lëvizur deri në 600 km.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat