Mercedes CLA nuk do të zëvendësohet nga A-Class i ri

Auto

Mercedes CLA nuk do të zëvendësohet nga A-Class i ri

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 06:28
Mercedes

Modeli i ri A-Class që do të lansohet në fillim të vitit që vjen, është konsideruar si zëvendësi i CLA, me të cilin ka ngjashmëri shumë të madhe.

Por, prodhuesi gjerman Mercedes, ka konfirmuar se të dy makinat do të shiten së basku nëpër sallone, derisa të arrijë gjenerata re e CLA.

Kjo do t’ju konvenojë më së shumti blerësve, pasi pritet që çmimi i CLA do të bie në masë të madhe, meqë do të duket shumë më i vjetër afër A-Class.

Kjo makinë do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme A220 si dhe A 2204Matic me mundësinë e tërheqjes së të katër rrotave.

Në mënyrë që A-Class dhe CLA të dallojnë sa më shumë, Mercedes do të bëjnë ndryshime të duhura që të ngjajnë me E-Class dhe CLS-Class. Me fjalë të tjera, CLA do të jetë më luksoz dhe me stil më të lartë, megjithëse pjesa e brendshme iu mbetet e njëjtë.

Si rezultat i kësaj, CLA i ri do të jetë më i shtrenjtë se paraardhësi, ndërsa do jetë i pozicionuar në nivelin e makinave Mercedes të nivelit 30 mijë euro e sipër.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat