Zbulohet linja e re sportive BMW Seria 3

Auto

Zbulohet linja e re sportive BMW Seria 3

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 17:54
BMW Seria 3

Një ditë para premierës botërore kanë rrjedhë në publik fotografitë e gjeneratës së re të serisë së tretë BMW G20, dhe disa modele, duke përfshirë M340, M Sport, Sport Line dhe një sërë opsionesh të brendshme.

Përshtypja e parë është se G20 ka përmasa më të mira se paraardhësi, si dhe një vështrim agresiv, kryesisht falë dizajnit të ri të dritave që janë në dispozicion me teknologjinë LED ose laser.

Vetura është e pranishme në katër ngjyra të reja: Dravit Gray, Tansanit Blue II, Citrine Black II dhe Vermont Bronze.

Posedon motor 3.0-litra me gjashtë cilindra B58 turbo-benzinë M340i, ndërsa nënë të është motori 2.0-litra me katër cilindra 330i. BWM gjithashtu do të ofrojë motor me naftë, plug-in hibrid dhe agregate elektrike, por ato do t’i lansojë në treg në një periudhë të ndryshme. Premiera zyrtare e G20 është nesër në Paris.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat