Afera ‘diselgate’, Audi përfundimisht shkarkon Stadler

Auto

Afera ‘diselgate’, Audi përfundimisht shkarkon Stadler

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 17:23
Rupert Stadler

Volkswagen gjerman ka anuluar marrëveshjen e sotme me Rupert Stadler, drejtorin ekzekutiv të pezulluar të Audi, për shkak të hetimeve në vazhdim për përfshirjen në aferën ‘diselgate’.

Një vendim i tillë është bërë pas më shumë se tre muaj pasi ai u arrestua në kuadrin e hetimit të manipulimeve të VW në testet për matjen e gazrave të dëmshme, raporton AP.

VW njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Stadler, e cila automatikisht hyn në fuqi, ndërsa Stadler tha në një deklaratë se ai "dëshiron të përqendrohet në mbrojtjen e tij".

Ai u arrestua në mes të qershorit dhe Audi përkohësisht e shkarkoi nga detyrat me kërkesën e tij, duke emëruar shefin e shitjes Abraham Seot për drejtor të përkohshëm ekzekutiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat