Porsche Macan i ridizajnuar arrin në Evropë

Auto

Porsche Macan i ridizajnuar arrin në Evropë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 17:50
Porsche Macan

Gjigandi gjerman Porsche shfaqi në Evropë premierën e SUV-it të tij Macan.

Modeli i ri vjen me motor me turbombushës me katër cilindra 2.0 litërsh me 245 kuaj fuqi.

Posedon ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive, ndërsa nga 0-100 km/h arrin për 6.7 sekonda. Shpejtësia maksimale të cilën mund ta rrijë Macan është 225 km/h.

Modeli i ridizajnuar shpenzon mesatarisht 8.1 litra në 100 km, sipas testimit NEDC.

Çmimi fillestar i Macan në Gjermani është 58,763 euro, dhe Porsche tashmë ka  marrë porositë e para.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat