Konfirmohet data kur do ta shohim Toyota Supra tërësisht të ri

Auto

Konfirmohet data kur do ta shohim Toyota Supra tërësisht të ri

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:30
Toyota Supra

Kur të gjithë sytë janë drejtuar nga Paris Motor Show 2018, prodhuesi japonez bën të ditur se modelin Supra do ta prezantojë gjatë janarit në Detroit

Toyota Supra tërësisht i ri, është pritur gjatë nga entuziastët dhe njohësit e automobilizmit, por shtyrja e datës së prezantimit zyrtar, i ka nervozuar të gjithë.

Gjatë muajit mars, u prit se do të shfaqej në Geneva Motor Show, por Toyota shfaqi GR Racing Supra Concept. Në Goodwood Festival of Speed, patëm mundësi të shohim se si duket para prodhimit, por jo edhe në tërësi.

Së fundmi, mësuam datën e përafërt, se kur mund ta shohim këtë makinë garash të adoptuar për rrugë të zakonshme. Forumi SupraMKV, ka bërë të ditur se Toyota Supra do të prezantohet gjatë janarit në Detroit Auto Show.

Pasi e ka konfirmuar datë, pa humbur kohë Toyota ka nisur që sot mundësimin e porosive për Supra, megjithëse nuk ia ka hequr ende shtresën e kamuflazhit.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat