BMW, Benz, Audi? Jo, shikoni këtë Renault

Auto

BMW, Benz, Audi? Jo, shikoni këtë Renault

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 07:34
Renault

Me konceptin e ri ‘futuristik’, prodhuesi francez po i siguron vetës një pozitë të lakmueshme në botën e makinave autonome.

Të gjithë prodhuesit e makinave janë duke e bërë të pamundurën, që të prodhojnë një EV sa më të përsosur, me mundësi të mëdha të vozitjes autonome.

Derisa ky, është një Renault. I quajtur EZ-Ultimo, ky koncept është bërë qendra e vëmendjes në Paris Motor Show 2018. Tingëllon si e tepruar, por nuk është asgjë që është parë në rrugë deri më tani.

Kjo për shkak se duket më pak si veturë, ndërsa ngjanë si ndonjë hotel në rrota, apo pushimore e klasës së lartë të aeroplanit. Sikurse eksterier, njëjtë edhe pjesa e brendshme ka hapësirë të bollshme, si dhe dizajnë që ofron mundësi të shumta me luks të lart.

Makina që e ka nivelin e katërt të vetvozitjes, nuk është vetëm për përdorim privat, pasi mund të përdoret edhe për platforma për ndarjen e udhëtimit. Sikur ndodhë me të gjitha konceptet edhe në këtë rast, nuk pritet që Renault ta fusë të tërin në prodhim, vetëm se nuk do të befasohemi, po që se shohim elemente të EZ-Ultimo në makina tjera.

Meqenëse Nissan është gjithnjë në kërkim të më të mirës, konsiderohet se mund ta shfrytëzojë pjesë prej këtij koncepti. Për pesë deri në dhjetë vjet, pritet që Nissan Altima të jenë i ngjashëm me këtë koncept, vetëm se si veturë e prodhuar e jo një format që mbetet vetëm për prezantim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat