Mercedes prezanton modelin sportiv AMG A35 në Paris - Bota Sot
Mercedes prezanton modelin sportiv AMG A35 në Paris

Auto

E enjte, 18 tetor 2018

Mercedes prezanton modelin sportiv AMG A35 në Paris

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 07:26
Mercedes AMG A35

Ka startuar sot në kryeqytetin e Francës, Paris Moto Show 2018, një nga ekspozitat më të mëdha të automobilizmit, ku prodhuesit më të mëdhenj të makinave, ekspozojnë modelet e tyre më të reja.

Një nga risitë që është evidentuar në ditën e parë të ekspozitës, ka qenë ajo që lidhet me një model mjaft sportiv të prezantuar nga gjiganti gjerman Mercedes Benz, si pjesë e serisë A Class.

Kështu në Paris Moto Show 2018 është prezantuar Mercedes AMG A35, një model shumë sportiv, që arrin nga 0-100 km në më pak se 5 sekonda.

Motori është ndërtuar me 4 cilindra me kapacitet prej dy litrash, me induksion të detyruar, ndërsa është përdorur edhe sistemi 4Matic i Benz-it.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test