Toyota Camry Hybrid arrin në Evropë në vend të Avensis

Auto

Toyota Camry Hybrid arrin në Evropë në vend të Avensis

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 17:30
Toyota Camry Hybrid

Pas 14 vjet mungese në kontinentin e vjetër, limuzina e Toyota do të shitet përsëri në tregun evropian nga 2019, por këtë herë në versionin hibrid.

Toyota ka njoftuar se Camry i ri, i cili në tokën evropiane debuton në Panairin e veturave në Paris, do t'u ofrohet klientëve në të gjithë Evropën Perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe.

Gjenerata e tetë e limuzinës së Toyota-s kishte premierën e vet në 2017 në Panairin e veturave në Detroit dhe në Evropë do të shitet në një version hibrid me një motor benzinë me katër cilindra 2.5 litra, transmeton KosovaPress.

Fuqia totale e sistemit hibrid është 218 kuaj fuqi, që është pak më pak se versioni amerikan i kësaj makine prej 210 kuaj fuqi.

Sipas të dhënave të fabrikës, konsumi mesatar në regjimin e kombinuar të vozitjes është 4.2 l / 100 km dhe emisionet e CO2 prej 98 g / km.

Data e lansimit dhe çmimet e Toyota Camry në Evropë ende nuk janë bërë të ditura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat