Kinezët depërtojnë në tregun evropian me modelet SUV

Auto

Kinezët depërtojnë në tregun evropian me modelet SUV

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 18:12
GAC Motor

GAC Motor depërtimin në Evropë do ta fillojë me versionin elektrik, duke pasur parasysh situatën në treg.

Ndërkohë që GAC GS5 kah fundi i këtij muaji do të dalë në shitje në Kinë, kompania ende nuk ka përcaktuar datën e fillimit të shitjes në Evropë.

Aktualisht, GAC Motor është përfshirë në 16 tregje dhe shitja jashtë vendit përfshin rreth dhjetë për qind.

Objektivat afatgjate të kompanisë kineze parashikojnë që shitjet brenda dhe jashtë Kinës të jenë identike 50-50.

GAC Motor ende po punon në hyrjen në tregun evropian dhe atë amerikan, ku ardhjen e ka paralajmëruar kah fundi i vitit të ardhshëm. Por, për shkak të luftës tregtare ndërmjet dy endeve, kjo mund të shtyjë planet e kompanisë kineze për pjesën e parë të vitit 2020.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat