Shkoda Octavia RS bëhet me version më të fuqishëm - Bota Sot
Shkoda Octavia RS bëhet me version më të fuqishëm

Auto

E martë, 16 tetor 2018

Shkoda Octavia RS bëhet me version më të fuqishëm

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 20:44
Prodhuesi çek Shkoda Octavia RS

Prodhuesi çek i veturave planifikon elektrifikimin e modeleve të veta në vitet e ardhshme dhe në mesin e tyre do të jetë edhe Octavia RS.

Modeli i parë që do të marrë motorin hibrid është Superb i ridizajnuar vitin e ardhshëm dhe SUV Kodiaq, i cili kohë më parë ka debutuar në versionin RS, transmeton KosovaPress.

Pjesë e elektrifikimit do të jetë edhe Octavia RS, e cila do të ketë fuqi shtesë, si pjesë e planeve për ngritjen e performancës së saj. Versioni më i fuqishëm i RS 245 aktualisht disponon me 242 kuaj fuqi.

Elektrifikimi i Octavia tërheq pas vetes disa ndryshime dhe pritet që ndërtohet në platformën e re, e cila do të jetë më e lehtë duke iu falënderuar materialeve më të lehta. Kjo do të mundësojë version më të shpejt se sa aktualja dhe nga 0 deri në 100 kilometra në orë do të përshpejtojë për 6,6 sekonda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test