Shitjet e Audi në Evropë shënuan rënie për 56 %

Auto

Shitjet e Audi në Evropë shënuan rënie për 56 %

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 16:36
Audi

Shitje e Audi-së në Evropë kanë rënë 55% në muajin shtator, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, për shkak të ngërçeve të furnizimit, të shkaktuara nga futja e rregullave WLTP.

Globalisht, shitjet e markës gjermane kanë shënuar rënie prej 22% muajin e kaluar, ndërkohë që goditja më e madhe është në Gjermani, me rreth 69,4 % më pak modele të shitura.

Ndërkohë, shitjet në Mbretërinë e Bashkuar u ulën 53.6%, me Francën, Italinë dhe Spanjën që shënoi përkatësisht 52.6%, 52% dhe 59.4% më pak shitje.

Shifra pozitive ka vetëm në Meksikë prej 24,6 %, një rritje prej 12,5 % në Kinë dhe një rritje prej 0.2 % në Shtetet e Bashkuara.

Në Kinë, modele të tilla si A4 dhe A8 arritën fitime me dy shifra muajin e kaluar, ndërsa shitjet e Q3, Q5 dhe Q7 u rritën në 162,329 njësi që nga fillimi i vitit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat